Kryeministri Edi Rama ka dërguar edhe një mesazh për qeverinë e Kosovës nga foltorja e Kuvendit, lidhur me nismën “Ballkani i hapur”. Rama tha se po erdhi pun ate kjo nismë, Serbia tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin.
“Shtetet e rajonit përmes Ballkanit të Hapur hyjnë në një proces të ri. Në një rajon më të vogël këto shtete mësojmë, ushtrohen, përballen me vështirësi në mënyrë që kur të hyjnë në BE të kenë nxjerrë disa konkluzione. Ku është tradhtia këtu. Do përfitojë Serbia që është më e madhe. Serbia po qe puna për Ballkanin e Mbyllur, tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin. Ne na intereson sa do fitojë Kosova bashkë me Shqipërinë”, tha Rama.
Ai shtoi se Serbia është më e madhe me dy shtetet të marra veç e veç. Rama pranoi se Serbia duhet të kërkojë falje për spastrimin etnik, por kjo nuk arrihet nëpërmjet një lufte imagjinare. Kryeministri tha se do të punojë ngushtësisht me Kosovën, por shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione
“Serbia është më e madhe por me ne të marrë veç e veç. Shqiptarët e marrë së bashku, bëjnë që serbët janë një nga dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit. Një fjalë që në Kosovë e harrojnë sapo fitojnë zgjedhjet. Duke marrë njohjen. A duhet të kërkojë falje Serbia për spastrimin etnik. Po nuk e luan topi. Kjo nuk ka diskutim. Po si arrihet te kërkesa e faljes. Duke u izoluar prapa barrikadës së një lufte imagjinare po duke rënë dakord për gjëra që janë në dobi të mirëqenies ekonomike dhe të asaj që edhe këtu harrohet shpesh, që është faktorizimi ndërkombëtar i shqiptarëve si populli i fokusuar ndaj paqes.
Biem nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, dua që me Kosovën të punojmë ngushtësisht. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione., Vendimet sovrane të dy popujve nuk duhen diskutuar”, deklaroi kryeministri Rama.