Kryeministri Edi Rama ndodhet ende në foltoren e Kuvendit ku po prezantonm hap pas hapi programin e tij qeverisës për vitet e ardhshme që n’a presin. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për infermierët, mësuesit, edukatorët, ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 30%.
Mes të tjerash Rama tha se dita e tij më e lumtur do të jetë ai moment kur të zbatohet programi për rritjen e pensioneve. Po ashtu Rama tha se duke nisur nga 1 janari, paga e trupës së Teatrit Kombëtar, Operas dhe Baletit do të dyfishohet. Kjo deklaratë e Ramës, bëri që në sallë të kishte duatroktije.
“Paga minimale është e ulët. Rritja e saj çdo vit, mundësisht deri në 40 mijë lekë të reja, deri në fund të mandatit, është objektiv i fushatës zgjedhore që do ta nisim qysh me projekt-buxhetin e vitit që vjen. Sot ndihem mirë se nuk ka asgjë, që nuk është premtuar në fushatë. Asnjë nga synimet e shpallur në fushatë s’ka ngelur pa mbetur në objektivë. E vërteta është se jo gjithmonë gjerat shkojnë sipas parashikimit, për shumë arsye. Këtu se kam për ata politikanë që premtimet i nxjerrin si pëllumbat e kapeleve të prestigjatorëve. Është jashtë parashikimit të qeverisë, tërmeti, pandemia. Siç ndodhi me aeroportin e Vlorës nuk ndeshëm me ngecje. Është e vërtetë që nuk premtoj diçka që e di që nuk bëhet, sa për të marrë duatroktije.
Të gjitha rritjet e pagave të premtuara do të bëhen siç janë premtuar. Sot e premtoj se kjo shumicë qeverisëse do të rrisë pagat e edukatorëve, të mësuesve, të mjekëve, infermierëve, me 40%. Pagat e administratës me 30%. Më lejonit të shtojë diçka që se kemi premtuar. Pas një shfaqe kulmore mbrëmë të trupës së teatrit, ku solistët shfaqen një provë prekëse, ku shkëlqyen pa asnjë dallim, paga e solistëve tanë të jashtëzakonshëm është e udhës që të dyfishohet që nga viti i ardhshëm. Do paraqesim për atë trupë një program stimulimi financiar. Është një nga përfaqësitë më europiane dhe dinjitoze që ka kjo republikë. S’kemi premtuar në fushatë asgjë domethënëse, as për pensionistët. Jo se nuk e dimë se ata meritojnë të shpërblehen më shumë se të tjerët. Përtej bonusit special që kemi vendosur në fundvit, por nuk kemi mundur dot dhe s’mundim dot që të hedhim atë hap, pasi gropa e hapur nga skema e vjetër e pensioneve para se të merrnim reformën e pensioneve, akoma nuk është mbyllur në pikën që ne hedhim një hap të guximshëm për rritje domethënëse. Dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës, por nga Kuvendi, të gjithë gjyshërve dhe gjysheve se një plan i pavarur nga ecuria e kësaj reforme, është në tryezën tonë. Do të jetë dita më e bukur e jetës time publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për të vënë në zbatim plani për rritjen e pensioneve. Do ta mbajë çdo ditë në mendje marrjen e atij shpërblimi të shenjtë. Lus zotin që ta bëjmë realitet. Është një angazhim solemn në Kuvend për të bërë realitet këtë premtim të munguar. Kjo është diçka që ja vlen të bëjmë maksimumin.”, pohoi ai.