Çështja e 1 mln eurove për të cilat u përfol Alfred Peza duket se nuk është mbyllur me aq. Mbrëmjen e sotme gjatë emisionit“Opinion” është rihapur përsëri ku ka qenë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi që i ka kujtuar 1 mln eurot e padeklaruara për të cilat Peza është shpallur i pafajshëm nga gjykata.
Megjithatë ai ka preferuar që në diskutim të fus edhe drejtuesin e emisionit, Blendi Fevziun, duke thënë se ky i fundit ka pasuri 10 milionë euro.
Ndërkohë që përgjigjja ishte e menjëhershme:
Blendi Fevziu (me të qeshur): Sa, sa… Po ku i kam unë?!
Alfred Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro…
Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë euro…
Blendi Fevziu: Zoti Peza, fjala jote në vesh të perëndisë…