Grida Duma, e cila ka marrë postin e nënkryetares përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD, ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Duma është shprehur se përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, nga kreu i PD-së, Lulzim Basha ka anuar nga nacionaliteti jo nga emocionet.
Mbrëmjen e sotme e ftuar në ABC, Duma ka thënë se nëse çdo demokrati do t’i kërkohej që të jepte një men dimë në lidhje me faktin që përjashtimi i Berishës është statusor ose jo, do të goditej sipas saj njkë akt morali dhe lidershipi. Ndër të tjera ajo ka thënë se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë. Ky akt, sipas saj, është një akt i madh i lidershipt.
“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit….Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimmarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral.”, ka thënë Grida Duma.
Ndër të tjera Duma ka theksuar se brenda PD-së në lidhej me këtë çështje ka emocione të ndryshme, por jo përçarje. Ndërsa për faktin se sa i drejt ishte vendimi i Bashës, Duma shprehet se do ta tregojë koha. “Që të gjykosh sot për këtë vendim është jo maturi politike.”