Skip to content
Uncategorized

Champions League/ Bayern nuk e diskuton Barcelonën, Juventus “rigjen” veten

· 2 min lexim

Champions League ka hapur siparin me ndeshjet e javës së parë në grupe. Janë luajtur mbrëmjen e sotme gjashtë  sfidat e para të vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve, ku nuk kanë munguan as surprizat. Vëmendja  e ka rrëmbyer supersfida mes Barcelonës dhe Bajernit që përfundoi me triumfin e pastër 0-3 të bavarezëve. Bayern Munchen ka mposhtur 3-0 Barcelonën në “Camp Nou”.

Bavarezët i kanë mposhtur shumë lehtë katalanasit, teksa golat u shënuan nga  nga Muller dhe dy nga Leëandoëski. Gjermanët janë kthyer në një makth për ekipin spanjoll, pasi edhe verën e shkuar i mundën 8-2 në Champions League. Golat në ndeshjen e sotme u realizuan nga Myler dhe Levandovski (2) Nga ana tjetër kampionët në fuqi, Chelsea kanë fituar me vështirësi ndaj Zenit, Goli i vetëm u shënua nga Romelu Lukaku në pjesën e dytë.

Juventus ka rigjetur veten në Europë me fitoren 0-3 në Suedi ndaj Malmos. Golat për italianët i shënuan Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata.

Ndërkohë interesante ishte dhe sfida mes Villareal dhe Atalantës që përfundoi 2-2. Dy herë kaluan spanjollët në avantazh, por të besuarit e Gasperinit u përgjigjën me të njëjtën monedhë.

Në sfidat e tjera, Dynamo Kiev arriti një fitore të rëndësishme në fund 1-0 ndaj Benficas kurse Lille-ëolfsburg 0-0.