Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, Partizan Bengaj ka mohuar akuzat e familjarëve të Elton Bengajt se ky i fundit e kishte gjetur armën në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se nuk ka pasur armë në shtëpi dhe ka bërë thirrje që Gjykata dhe Prokuroria të bëjnë kontrolle, i bindur në atë që thotë. Ndër të tjera, ai ka mohuar edhe akuzën se donte ta dërgonte Metajn në burgun e Zaharisë.
Ndër të tjera, Partizan Bengaj ka thënë se shqiptarët mendojnë se i kanë gratë pronën e tyre dhe mund të bëjnë çdo gjë.
“Unë kur ka qenë COVID-i kam qenë në Itali. Zonja Sabire më ka akuzuar që arma është marrë në shtëpinë time. Prokuroria, Gjykata, s’kanë bërë asnjë masë. A të vijnë të bëjnë një kontroll në shtëpi. Unë s’kam qenë prezent në shtëpi.
Ish-krushka ka deklaruar që armët i ka marrë në shtëpinë time, ndërsa tani ka dalë që unë nuk kam pasur armë në shtëpi. Ajo ka deklaruar që e kam bërë çmos për ta dërguar në burgun e Zaharisë, por ndërkohë unë s’kam bërë asgjë. Shqiptarët mendojnë që gratë i kanë si pronë të tyren dhe mund të bëjnë çdo gjë”, ka thënë babai i 23-vjeçares.