Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kimka marër pjesë ditën e sotme në eventin “Festivali i Kulturës Izrael –Shqipëri”. Kim në këtë event ka thënë se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.
Ndër të tjera Kim ka thënë se në qoftë se do të rastisë të jetë në vështirësi, do të vijë në Shqipëri për të kërkuar ndihmë. Ndër të tjera Kim ka bërë apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël me vlera të mëdha.
‘’Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikrpitjes dhe kurajos.
Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani.
Kur bota kalon në stiauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër.
Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qënie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe. ‘’- tha znj.Kim.