Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me deputet të tjerë të PD-së, janë larguar nga salla e Kuvendit pas një përplasje që pati Basha me Taulant Ballën.
Pak minuta pasi nisi seanca plenare, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.
“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manekinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë,”- tha Basha dhe doli nga salla.
Ndërsa në sallë ka qëndruar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputetët e tjerë të kësaj force politike.
Përplasja mes Bashës dhe Ballës
Balla: Unë do ju kërkoja miqësisht që emocionet t’i linim jashtë kësaj salle.
Basha: Dërr dërr, mbyll atë procedurë.
Balla: S’kam emocione fare. Kam eksperiencë…
Basha: Mos na bëj dërr dërr…
Balla: Propozimi im është shumë konkret. Sot është dita për të zgjedhur Buronë. Pikën 5 për caktimin e përbërjes së përhershme të komisioneve ta votojmë seancën e radhës.
Nikolla: Hedhim në votim propozimin e Ballës.
Basha: Ke ardhur me pushtetin e PS-së. Turp të kesh, kjo është shkelje e rregullore. Turp të të vijë.
Nikolla: Unë jam deputete e Republikës së Shqipërisë.
Basha: Je manekin.
Nikolla: Qetësohuni ju lutem.
Basha: Me çfarë pushteti ke ardhur?
Nikolla: Me pushtetin e votes.
Basha: Me pushtetin e PS-se, turp te te vije!