Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen ndaj vendimit të Bashës, të cilin e ka cilësuar edhe si anormal dhe antistatuor.
Ai ka shpërndarë edhe videon e Bashës teksa jep vendimin për përjashtimin e tij dhe e ka cilësuar ndër të tjera vendimin që ky i fundit ka marrë për interesa personale.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”, postimi i ish-kryeministrit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kreu i PD-së, Lulzim Basha disa ditë më parë ka lajmëruar me anë të një video-mesazhi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Ky vendim i Bashës ngjalli reagime të shumta dhe në nisje të sesionit të 10 parlamentar, disa qytetarë u mblodhën ën selinë blu kundër vendimit të Bashës dhe me thirrjet “tradhtar”. Ajo që ra në sy ishte edhe pritja që i bënë simpatizantët ish-kryeministrit Sali Berisha ndërsa ishte duke u futur në dyert e Parlamentit.