Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thërritur ditën e sotme në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Bëhet fjalë për krerët e degëve të Partisë Demokratike, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.
Sipas informacioneve të marra deri më tani, bëhet me dije se ata janë lajmëruar nga kryedemokrati Lulzim Basha për të diskutuar në lidhje me një nga vendimet më të rëndësishme të tij që kur ka ardhur në krye të Partisë Demokratike.
“Përjashtimi i z. Berisha ka trazuar ujërat në PD, sidomos dhe pas deklaratave të z. Sali Berisha që do të ndjekë rrugët statutore për t’i kthyer PD-së sovranitetin.Berisha ka deklaruar gjithashtu se do zhvillojë një tur takimesh në Shqipëri.
Qëllim kryesor i kësaj mbledhjeje është për të shpjeguar arsyet që e çuan në largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha synon të mbajë të bashkuar PD-në pas këtij vendimit”.
Mbledhja ka nisur në orë 11:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do ketë ndonjë deklaratë nga kryedemokrati Basha.
E ndërkohë kujtojmë që largimi I ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë shumë inat mes demokratëve dhe sipmpatizantëve të Berishës, duke iu drejtuar kryetarit Basha me fjalët si ‘turp’ apo ‘tradhëtar’.