Si sot 20 vite më parë sulmi terrorist kundër Kullave Binjake, më 11 shtator 2001 shkaktoi një masaktër të vërtetë.
Në lidhje me këtë datë nuk ka ngurruar të reagojë edhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama ku ka shkruar një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Kryeministri Edi Rama deklaron se 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Në një postim në “Facebook” në 20-vjetorin e sulmeve terroriste, Rama e cilëson 11 shtatorin një ditë sulmi të urrejtjes barbare kundër qytetërimit.
“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë. #GodBlessAmerica🇺🇸”, shkruan Rama.
Kujtojmë që në 11 shtator 2001, anëtarët e Al-Kaedës rrëmbyen katër avionë amerikanë dhe kryen sulme në disa objektiva të SHBA-së. Dy prej tyre u përplasën me Kullat Binjake në Qendrën Botrore të Tregtisë ne Neë York, një i tretë në ndërtesën e Pentagonit, ndërsa i katërti u rrëzua në fushat e Pensilvanisë.