Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit të Shqipërisë. Në një prononcim për mediat ai i është përgjigjur edhe akuzave që Lulzim Basha bëri më herët ndaj tij, duke thënë se kjo ditë nuk ka qenë e lehtë për PD-në dhe traumat e të tjerëve duhen respektuar.
“Mos e besoni sepse skam prova për këtë. Por skam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.
Ai komentoi edhe veprimin e PD që grisi fletët e votimit kur po votohej për Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi. Rama tha se ky mandat do të jetë një mandat shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar Shqipërisë.
“ Ky mandat do të jetë një mandat shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar Shqipërisë. Po përgatitemi me një paketë të re që jo vetëm zonat turistike por edhe zonat rurale të kenë një raport tjetër me mjedisin. Ishte një gjest krejtësisht instiktiv. Qesen unë e kërkova aty sepse nuk e kisha aty”, deklaroi Rama.
I pyetur për dekretimin e tij nga presidenti Ilir Meta, i cili është shkarkuar tashmë nga parlamenti, Rama tha se për sa kohë Meta do të jetë në zyrë, si mbetet në detyrë.
Ka një dalim të qartë mes qëndrimeve politike dhe kornizës kushetuese dhe për sa kohë Presidenti Meta do të jetë në zyrë, ai mbetet në detyre, nuk varet nga dëshira jonë”, u shpreh kryeministri.