Ish-kryeministri, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pasi ka dalë nga Kuvendi është shprehur se nuk do të ndalojë së denoncuari të gjitha aferat e aristokracisë.
Berisha ka thënë se “erdha më i motivuar se kurrë”, për të mbrojtur sipas tij interesat e kombit shqiptar. Berisha thotë se ky regjim ka zgjedhur kurthet dhe trillimin për eliniminin e opozitarëve shqiptarë.
Ndër të tjera ai ka theksuar edhe një herë tjetër se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës të bërë në kurriz të zgjedhësve. Gjithashtu Berisha ka thënë se dita që PD-ja do të fitojë forcën e saj politike do të jetë shumë e afërt.
“Në Kuvend erdha më i motivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin e kombit shqiptar. Për të denoncuar të gjithë aferat, i cili ka zgjehdur shpifjhen, trillimin, pazaret për eleminimin e opozitës shiqptare.
Se çfarë date është pakti do t’ua lë historinanëve. Po unë ju garantoj që ajo që ndodhi është marrëveshje Rama-Basha në kurriz të shqiptarëve.
Do të jetë shumë e afërt dita ku PD të fitojë forcën , për të shporrur një klimë sunduese të bazuar nga droga, krimi, dhe pazaret e fëlliqura që e shndërruan opozitën në një fasadë”, ka thënë Berisha.