Fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë e ka mbajtur Luljeta Bozo e cila është edhe deputetja më e vjetër, e cila ka hapur seancën e parë të legjislaturës së 10 parlamentare.
Bozo ka shprehur emocionet e saj pasi është është zgjedhur për herë të parë deputete teksa theksoi se kjo legjislaturë do të mbahet mend gjatë për shkak të numrit të lartë të grave e vajzave.
Ndër të tjera në fjalën e saj, Luljeta Bozo iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të punojnë të gjithë bashkë pa ngjyra politike, por për qytetarët që i kanë besuar mandatin.
Fjala në Kuvend e Luljeta Bozos
Pas një karrierë të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj.
Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas.
Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta ccuar Shqipërinë drejt Euriopës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë.
Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të ccuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi ccështjen e poronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësië, energjetike, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen.
Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike. Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo.
Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë. NE të gjithë së bashku do ia dalim. Zonja e zotërinj. Populli nga zgjodhi me votën e tij, të punojmë pa parë ngjyra partiake. të kryejmë me sukses punën e nderuar të deputetit. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë. Ne punopjmë për të mirën e vendin tonë. Në këtë proces do të kemi mbështetjen e shqiptarëve. Punë të mbarë të gjithëve.