Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Partia Demokratike rikthehet në Kuvend, ja sfidat me të cilat do të përballet

14:56 09/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pas 30 muajsh mungesë Partia Demokratike rikthehet këtë të premte në Kuvend. Kanë kaluar rreth dy vite e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019 kur opozita e Partisë Demokratike dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë institucioneve parlamentare.

Sipas informacioneve të marra mësohet se 1 orë përpara seancës së parë parlamentare për këtë sesion të ri, që do të fillojë në orën 10.00 këtë të premte, PD ka lajmëruar se do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar, ku nuk ka asnjë njoftim nëse do të ketë një qëndrim për Sali Berishën.

Deri më tani Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për qëndrimin që do të mbajë PD ndaj Sali Berishës, duke lënë në fuqi, deklaratën që vetë Berisha ka zbuluar për gazetarët, se kreu i PD, i ka kërkuar ambasadores Kim, prova për shpalljen e Berishës non grata.

Çështjet që Partia Demokratike pritet t’i ketë me prioritet për të diskutuar me PS, dhe mbi të gjitha të gjejë konsensus janë ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore dhe territoriale, pasi sipas opozites, keto 3 cështje kanë pasur ndikimin e tyre në humbjen e zgjedhjeve.

Gjatë gjithë kësaj kohe opozita ishte jashtë intitucioneve, dhe kujtojmë që ajo ndërmori akte si protestat dhe moshyrje në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, për të kundërshtuar qeverinë e Kryeministrit Rama.

Skenari i PD-së për të lënë parlamentin nuk u realizua, pasi disa deputetë të opozitës nuk i dogjën mandatet, si Rudina Hajdari apo Myslim Murrizi, por nga ana tjetër, vendet e atyre që i dogjën, i zunë disa deputetë që ishin jashtë listave fituese të PD e LSI. Ata formuan opozitën parlamentare, që do mbahet mend si votuese e ndryshimeve kushtetuese, ndryshimeve në kodin zgjedhor, apo të cdo ligji tjetër që maxhoranca socialiste kalonte në Kuvend.

Edhe zgjedhjet lokale që opozita bojkotoi nuk ndaluan socialistët të merrnin të gjitha bashkitë e vendit.

Hapi i parë i opozitës për t’u rikthyer drejt institucioneve, ishte Këshilli Politik i formuar mes maxhorancës dhe opozitës, për reformën zgjedhore. Në disa takime u desh ndërhyrja e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë, që palët të gjenin zgjidhje për cështjet që nuk binin dakord.

Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit, nuk ishte goditja e vetme e fuqishme që mori PD, pasi disa javë më vonë, Departamenti Amerikan i Shtetit, mori vendimin për të shpallur ish-liderin e PD-së, Sali Berisha non grata.

Por nuk mbeti me kaq, pasi Ambasadorja Amerikane, i kërkoi Bashës të reflektonte përgjatë muajit gusht dhe në shtator të mos lejonte Berishën të ulej në karrigen e deputetit.
Reagimet e Berishës ishin të shumta, ku ai lajmëroi se asnjë kryetar partie, dhe askush tjetër nuk do e pengonte atë të shkonte në Parlament.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pdrikthim ne kuvendsfidat

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Mjekësia në Zi/ Infermierja 31-vjeçare humb jetën nga Covid-19 (Foto+Emri)

Mjekësia në Zi/ Infermierja 31-vjeçare humb jetën nga Covid-19 (Foto+Emri)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English