Tragjedia e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, ku u përfshi nga flakët një spital Covidi, ka lënë të shtangur shumë figura të njohura të të gjitha fushave. Shumë prej tyre nuk kanë ngururar të shprehin ngushëllimet nëpër rrjete sociale të ndryshme duke iu gjendur sado pak pranë familjarëve të viktikmave dhe personave që kanë mbetur të plagosur.
Përpos reagimeve të figurave të ndryshme të qeverisë nuk ka nguruar të reagojë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili ka shprehur një mesazh ngushëllimi për tragjedinë në spitalin COVID në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Në postimin e tij në rrjetin social “Twitter”, Vuçiç shprehet duke thënë se është gjithmonë gati për të ofruar çdo ndihmë vëllazërore kujtdo që ka nevojë.
Më tej në shkrimin e tij ai i uron shërim të shpejtë të gjithë personave që kanë mbetur të plagosur.
Изузетно ме је погодила вест о пожару у болници у Тетову. Делимо огроман бол са народом Северне Македоније, спремни да пружимо сваку братску помоћ. У своје и у име грађана Србије, изражавам саучешће породицама настрадалих и грађанима Северне Македоније, повређенима брз опоравак.
— Александар Вучић (@predsednikrs) September 9, 2021
STATUSI NGA ALEKSANDAR VUÇIÇ
Unë u mahnita jashtëzakonisht nga lajmi i zjarrit në spitalin në Tetovë. Ne ndajmë dhimbje të mëdha me njerëzit e Maqedonisë Veriore, të gatshëm për të ofruar çdo ndihmë vëllazërore. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Serbisë, shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe qytetarët e Maqedonisë Veriore, të cilët u plagosën dhe të shërohen shpejt.