Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshmme në spitalin modular të Covid-it në Tetove, ku deri më tani flitet për 10 viktima.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërsa e ka shoqëruar postimin dhe me një fjongo të zezë në shenjë zie.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES 🖤
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja❤️
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tetovë mbrëmjen e djeshme, ku spitali Covid u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha. Mësohet se spitali është djegur plotësisht, ndërsa ndër të tjera bëhet me dije se tashmë flakët janë shuar.
Sipas informacioneve të marra mësohet se spitali i COVID-19 në Tetovë ka rezultuar me gabime infrastrukturore. Ditën e djeshme spitali u përfshi nga flakët dhe i mori jetën 10 pacientëve.
Në mesin e muajit prill ky spital ka pasur gabime ndërtimi në dysheme. Me furnizimin me ujë dhe rrymë elektrike ka qenë shumë mirë, por që atëhere është dhënë alarmi për gabimet të cilat konsideroheshin të vogla.