Skip to content
Kronikë

Përplasi 74-vjeçarin me biçikletë në Shkodër, në pranga drejtuesi i motorit

· 2 min lexim

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi një 74-vjeçar që ishte duke lëvizur me biçikletë në sheshin “Demokracia”. K.P., 25 vjeç, përplasi të moshuarin me motorin, për të cilin nuk kishte leje drejtimi. 74-vjeçari mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodërs e më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Nga Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.H., 31 vjeç, banues në Postripë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Ura – Xhabije, u konstatua  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin  pa leje drejtimi. K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.