Çështja e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ardhshëm ka ngjallur shumë debate dhe shumë polemika. Shumë figura të njohura të politikës kanë shprehur hapur mendimin e tyre në lidhje me këtë temë ku disa prej tyre shprehen “të prerë” në vendimin ku thonë se janë kundër ardhjes së ish-kryeministrit Berisha në Parlament. Sipas avokatit të njohur Spartak Ngjela, ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.
I ftuar në rubrikën“Opinion” në “News 24”, ai tha se një gjë të tillë, ish-kreut të PD, ia ndalon ligji për dekriminalizminin. Ngjela theksoi se KQZ dhe Parlamenti nuk duhet të pranojnë certifikimin e mandatit.
Sa i përket gjyqit të hapur në Francë nga ish-kreu i PD, Ngjela tha se ajo është si një “xhep falso”, pasi sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk njohin gjykata që nuk janë ndërkombëtare dhe se Berisha, nuk është subjekt i drejtësisë franceze. Ai u ndal dhe te qeveria e ardhshme dhe tha se shumica prej tyre janë emra të panjohur që duhen provuar në pozicione të reja.
Një pjesë e intervistës:
Spartak Ngjela: Ne kemi një goditje anti-korrupsion nga politika amerikane. Sali Berisha është goditur me non grata me korrupsion, me korrupsion që ka cënuar dhe sigurinë amerikane. Kësaj duhet t’i qëndrojmë. Këtu fillon i gjithë problemi. Atëherë, në 10 shtator, hapet Parlamenti. Uashingtoni ka thënë që ai nuk duhet të jetë në Parlament. I gjithë problemi është që është dhe ligji i dekriminalizminit, që ka futur personat që ndodhen non grata në Amerikë dhe që kanë bërë krim, nuk mund të certifikohen si deputet në Kuvend.
Pyetja bëhet, KQZ do e certifikojë mandatin? Mandatet certifikohen, lejohen apo nuk lejohen nga dy komisione, KQZ dhe Parlamenti. Zgjidhet kryetari i Parlamentit dhe tërhiqet Parlamenti. Pra problemi qëndron që Berisha ka dy pengesa për certifikim, të parën e k atë KQZ, e cila duhet të shkelë ligjin për ta certifikuar. Edhe nëse do të ishte në Parlament e do të shpallej ‘non-grata’ duhet të kalojë në këto filtra. Këtë në dorë e ka mazhoranca. Kam 10 vite që ju them çfarë i keni këto KQZ politike. Çfarë do të bëj Saliu pas kësaj? Do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ai mendon që do e heqë në Francë ‘non-gratën’. Ai nuk është gjyqtar francez. Ai nuk është subjekt it ë drejtës franceze dhe gjykata atje nuk është ndërkombëtare. Edhe nëse të ishte, ajo gjykatë duhej të njihej nga SHBA. Gjyqi i tij në Francë është xhep falso. Ai do të bëj gjyq, vetëm në Uashington mund të bëj. Doli një senator amerikan që i doli në mbrojtje dhe i kërkoi DASH provat, ia dhanë ata. I lexoi dhe tha tërhiqem. Si mund të gënjejë politika amerikane për një gjë që s’ka lidhje me Luftë Botërore.
Pse nuk është shprehur lideri i PD?
Spartak Ngjela: Ç’bën partia me Saliun është punë tjetër. Ata nuk ia heqin mandatin dot.
Çështja Berisha a cënon marrëdhëniet PD-SHBA?
Spartak Ngjela: Po i cënon, sepse Ambasadorja i kërkoi Bashës që të ndërpresin marrëdhënien me to. Ndaj mori shprehjen e Enver Hoxhës, duke thënë që do të jeni të izoluar. Ata të izolojnë. Të gjithë provat që përdorin DASH janë prova që vijnë nga FBI. Ne nuk e dimë se çfarë ka cënuar Sali Berisha. Do një rrugë, shko në Gjykatën Federale të Uashingtonit.
A duhet të ishte shprehur KQZ?
Spartak Ngjela: Nuk është shprehur akoma, nuk i ka certifikuar ende mandatet. Të shohim, do i certifikojë apo jo. Hapi i parë është KQZ që duhet të mbajë një qëndrim.
Ju aludoni në shkrimin tuaj edhe për të tjerë njerëz që mund të shpallen non grata. Cilët mund të jenë?
Spartak Ngjela: Mund të jenë disa. Unë thash që fillimi me Saliun anti-korrupsion hap skamjon. Këtu po hapet skamoja, për anti-korruspionin dhe me një figurë të lartë. Këtu fillon analiza, kjo do të pasohet dhe me emra të tjerë. Do të marri forcë Byroja Kombëtare e Hetimit. DASH e ka akuzuar për korrupsion. Nuk ka nevojë për më shumë për Shqipërinë. Nuk ka luksin Shqipëria për të thënë që jemi me Saliun.
Ju përmendi dhe emrin e presidentit të Republikës Ilir Meta?
Spartak Ngjela: Ka një lidhje sepse ai ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Unë e lidha të dyja, që njëri është përballë KQZ e tjetri në Gjykatën Kushtetuese, për shkarkim janë të dy. Këto janë dy proceset. Edhe presidenti juaj anti-amerikan është pozicionuar.
Luftën anti-korrupsion e shihni dhe përtej Shqipërisë, shkoni në Kosovë, janë të lidhura me njëra-tjetrën?
Spartak Ngjela: Nëse njëri bën një lëvizje të madhe demokratike, reflekton për simpati te disa shtete. Ky është shtet shqiptar, që operon në mënyrë drastike korrupsion. Do të bëjnë dhe ata reformën, sepse dhe nga atje në ekspertizën amerikane drejtohet. Ky refleksion që quhet për simpati do të kalojë dhe atje. Është thënë nga Kurti që do të bëjmë reformën anti-korrupsion, sepse rezulton të jetë një kryeministër i pa korruptuar.
Ende pa nisur Parlamenti shumë e lanë mandatin, i fundit ishte Lefter Koka? Pse hoqi dorë nga mandate?
Spartak Ngjela: Kjo kohë ua ka kërkuar. Ata i thonë dhe gjyqtarëve, jepni dorëheqjen nuk ju prekim. Mund ta kenë dhënë dorëheqjen dhe për arsye familjare, nuk aludoj sot. Mund të ketë dhe dorëheqje të tjera. Ne kemi një provë, kërkohet dorëheqja nga Saliu. Ata nuk duan të bëjnë eliminimin e tij me forcën e ligjit, por me vullnetin e tij.
Një koment për qeverinë e re?
Spartak Ngjela: Ata janë njerëz të panjohur për mua. Manja është atje i njohur vetëm. Ai është një njeri i njohur, të tjerët duhen prova. Rama thotë do të bëj rilindje, nuk ka rilindje, është arkaike për Perëndimin. Vetëm Italia ka bërë rilindje, të tjerët kanë bërë reforma. Çështja qëndron të shohim çfarë reforme do të na paraqitet.