“Lajmet e rreme” tashmë nuk do të jenë më problem sidomos për Rusinë, pasi është marrë vendimi që me legjislacion në këtë shtet të bllokohen faqet e internetit që e praktikojnë këtë mënyrë për të fituar klikime.
Legjislacioni iu jep mundësi autoriteteve ruse të cilët dëmtojnë shtetin apo publikun, t’i dërgojnë në zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin për t’i nënshkruar dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar sipas tyre.
Legjislacioni, i cili është konsideruar si kufizues i lirisë së shprehjes është miratuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit me 149 vota pro që prej 13 shkurtit.
Konkretisht ligji iu lejon autoriteteve që të bllokojnë disa faqe interneti që publikojnë ato që konsiderohen “lajme të rreme” apo që postojnë materiale që mund të sulmojnë zyrtarët shtetërorë dhe simbolet shtetërore.
Mirëpo kjo ka pasur edhe kritikët më të mëdhenj, të cilët besojnë se ky legjislacion është pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të rritur kontrollin në internet dhe për të shtypur kundërshtarët.
Këshilli Federal dhe Duma shtetërore, që kanë dhënë miratimin e fundit, janë të domunuara nga Partia, Rusia e Bashkuar, që tani është në pushtet.
Më 11 mars, Këshilli Presidencial Rus për Shoqëri Civile dhe të drejta të njeriut i ka bërë thirrje Dhomës së Lartë të parlamentit të kthejë mbrapsht projektligjet dhe ato të kundërshtohen.
Ky Këshill, këshillat e të cilit shumë shpesh injorohen nga Putini, kanë cituar Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, e cila ka thënë se liria e shprehjes do të kufizohet dhe ka ngritur dyshime nëse ajo që do të transmetohet do të jetë e vërtetë.
Përveç tjerash ky legjislacion ka paraparë gjoba të rënda për të gjithë ata që shkelin masat e reja, pasi ligji, nëse miratohet, të hyjë në fuqi.