Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë ditën e sotme, duke bërë me dije se shumë shpejtë certifikata e vaksinimit që marrin shqiptarët pasi kanë bërë dy dozat , mund të njihet shumë shpejt nga Bashkimi Evropian.
Gjatë një inspektimi që ka bërë në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, kryeministri ka bërë me dije lajmin e shumëpritur. Ndër të tjera Rama ka thënë se është rritur interesi për vaksinimin anti-COVID, në klët muaj të hapur të vaksinimit.
“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të Çertifikatës së Vaksimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, është shprehur kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai tha se vaksinimi nuk të mbron nga infektimi, por nga jeta dhe ta kalosh sëmundjen me simptoma të lehta. Kryeministri ripërsëriti edhe njëherë se nëse studentët apo mësuesit nuk vaksinohen nuk do të kthehen në auditor.
“Vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi. Por ama në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe rreziku për jetën. Ndërsa mosvaksinimi të dërgon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk futen në auditor. Sepse s’ka mundësi që pjesa është e vetëdijshme të cënohet nga ata që tremben nga teoritë e konspiracionit. Askush nuk i merr me forcë, e s’ka ndërmend t’i marrë me forcë, por në mjedise kur janë dhe të tjerët duhet të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit dhe administratën. Protestën ndaj shkencës apo marrëzinë në raport me realitetin. E mirë është të vaksinohesh, sepse jeta duhet mbrojtur. Nuk mund të cënohsh jetën e tjetrit.
Po ashtu ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe pritet që pasaporta të njihet jo vetëm për kalimin e kufirit, por edhe për shërbime të tjera.
“Sa i përket pasaportës së gjelbër, ne kemi përfunduar proceduar me BE për të integruar sistemit, në mënyrë që jo vetëm kalimi i kufirit, por edhe shërbimet të njihen në Evropë”, u shpreh Manastirliu.
Më tej kryeministri Edi rama ka thënë se “Kontrolli Mjekësor Bazë”, është gjithashtu një tjetër program i shëndetit publik i cili ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore dhe gjithashtu ka theksuar se është një proces shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid.
Kujtojmë se muaji shtator është muaj i hapur i vaksinimit masiv dhe çdo qytetarë mund të marrin dozën e vaksinën vetëm duke u paraqitur në qendrën më të afërt më një mjet identifikimi.