Një sherr me thika ka nodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka mbetur I plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B. I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk është bërë ende e ditur arsyeja e sherrit mes dy personave, por dyshimet e para janë se konflikti mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, shtetasin G.V. dhe po punon për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor është duke vijuar nga puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.