Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të Kopshtit Botanik, ku janë aksidentuar dy efektivë të forcave “Shqiponja”.
Mësohet se një automjet tip “Volvo”, i cili ka qenë duke dalë nga parkimi ka përplasur motorin, me të cilin patrullonin efektivët e policisë.
Në njoftimin zyrtar policia ka sqaruar, se makina me drejtues shtetasin me inicialet R.K., 40 vjeç, i ka prerë rrugën motorit të Shqiponjave, ku mbetën të plagosur dhe me fraktura të shumta në gjymtyrë dy efektivët E.M., që drejtonte motorin dhe J.D, pasagjer. Nuk ka informacione të qarta në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre, por bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e përplasjes ata kanë qenë të dy me skafandra mbrojtëse.
Videot dhe fotot më poshtë janë nga vendi i ngjarjes, pamjet si shihet janë të rënd.
Njoftimi nga Policia
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.