Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar gazetaren e BBC, Yalda Hakim.
Xhaçka e ka cilësuar gazetaren si një grua të jashtëzakonshme dhe burim frymëzimi, gjithashtu ajo ka thënë se Shqipëria është krenare që në kohë të vështira ka arritur të siguroj vendstrehim për shumë gra e vajza afgane.
“Një bisedë vërtetë e këndshme me Yalda Hakim. Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.”, shkroi Olta Xhaçka krahas fotos me gazetaren.
Gazetarja e BBC është angazhuar personalisht dhe ka ndihmuar për të nxjerrë nga Afganistani gra, vajza e burra të rrezikuar nga talebanët.
Vendi ynë ra në sytë e opinionit publik si vendi i parë që ra dakord për të ndihmuar mijëra burra dhe gra afganë, duke i strehuar në struktura hotelerie në Durrës dhe Lezhë, apo konvikte studentësh.
Statusi nga Olta Xhaçka
Një bisedë vërtetë e këndshme me Yalda Hakim. Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
Shqipëria 🇦🇱 është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar.