Lëvizja Socialiste për Integrim feston ditën e sotme 17-vjetorin e themelimit si parti politike. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi e cila ka qenë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim që në ditën e parë të themelimit, ka vendosur ta kujtoj këtë ditë me disa fjalë.
Ajo ka vendosur të uroj të që në këtë ditë të bëjë një urim special për të gjithë anëtarët e mbështetësit e LSI-së.
Ajo ndër të tjera ka thënë ndër të tjera se misioni vazhdon dhe urimi i saj shkon kundrejt atyre që kanë luftuar dhe vijojnë të luftojnë për këtë forcë politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua më 6 shtator të 2004 si një fragment politikanësh të shkëputur nga PS, me në krye Ilir Metën. Në zgjedhjet e para që garoi LSI në 2005 fitoi 3 mandate, në 2009 LSI mori 4 mandate dhe u bë për herë të parë pjesë e qeverisë falë koalicionit me PD.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon !”, ka shkruar Monika Kryemadhinë facebook.
INë 2013 LSI mori 16 mandate dhe formoi qeverinë me PS ndërsa në 2017 arriti kulmin me 19 mandate të fituara, por kaloi në opozitë. Kryetari i LSI, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe në ato zgjedhje LSI garoi me kryetar Petrit Vasilin, ndërsa më pas drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi e cila vijon ta ketë edhe sot.
Edhe sot LSI vijon të jetë në opozitë pasi në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mori 4 mandate.