Një kaos i paprecedent ka shpërthyer në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës, kur autoritetet shëndetësore vendase kanë urdhëruar që të ndërpritet menjëherë ndeshja. Autoritetet shëndetësore braziliane kanë prioritet mbi ato sportive, sipas protokollit të FIFA-s dhe skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.
Tani mësohet se kërkesa e autoriteteve shëndetësore braziliane (Anvisa) është specifike për depërtimin e menjëhershëm të katër lojtarëve argjentinas të cilët luajnë në Angli.
“Katër lojtarë kanë ardhur nga territore neutrale, prezantuan deklaratën e shëndetësisë për udhëtarët. Në këtë dokument, nuk treguan se kishin kaluar në tre nga vendet për të cilat në Brazil ka kufizime, në mënyrë që të përmbahet përhapja e pandemisë. Më vonë u mësua se ata kishin kaluar nga Anglia”, shpjegoi Antonio Barra Torres, shefi ekzekutiv i Anvisa.
“Kemi mbërritur në këtë pikë pasi udhëzimet tona nuk janë ndjekur. Ata u udhëzuan të qëndronin të izoluar dhe të pritnin depërtimin nga vendi ynë. Kjo kërkesë nuk u plotësua. Ata udhëtuan drejt stadiumit, hynë në fushë, ka një seri mosrespektimi të ligjit.
Nuk di se çfarë thotë legjislacioni sportiv. Por unë di aspektin shëndetësor dhe këta katër lojtarë duhet të depërtohen nga Brazili. Ata do të gjobiten për një sërë shkeljesh të rënda. Me 500 mijë të vdekur, në mes të një pandemie, rregullat shkelen me urdhër të nuk e di se kujt”, tha ai.
Deklarata të rënda, pasi edhe policia ka rrethuar stadiumin në pritje të udhëzimit për të marrë apo jo lojtarët e Argjentinës dhe për t’i dërguar në aeroport. Situata ka marrë përmasat e një krize diplomatike, pasi edhe ambasadori i Argjentinës në Brazil është futur në dhomat e zhveshjeve për të ndaluar këtë situatë absurd.
Pasi u ndërpre ndeshja, ka reaguar edhe ylli i PSG-së, Lionel Mesi, që e ka quajtur cirk këtë problem.
“Ata mund të na ndalonin para tre ditëve kur arritëm. Pse tani duhet të prisnin derisa të nis ndeshja? Kjo është çmenduri. Është cirk”, u dëgjua duke thënë argjentinasi në një televizion.