Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni është ndalur në një intervistë për mediat pas triumfit historik ndaj Hungarisë.
Uzuni është shprehur se ndeshja ishte speciale, ndërsa shtoi se është shumë i karkikuar për t’u aktivizuar më shumë dhe për të korrur suksese më të mëdha.
“Ishte ndeshje shumë speciale, luaja me lojtarë që stërvitem çdo ditë. Ndihem krenar për këtë ngjyra, jam më gati se kurrë. Nuk ndryshoi asgjë, grindën e kishim nga minuta e parë në të fundit.
Duhet të vazhdojmë së bashku kështu. Duhet të aktivizohem më shumë për trajnerin, jam në formën time më të mirë.
Jam shumë i karikuar, kjo është forma më e mirë, pres të luaj akoma më shumë me Kombëtaren. Ndihem i lumtur, por dua të aktivizohem akoma më shumë”, u shpreh Uzuni.
Hungaria ishte një test jetik për përfaqësuesen kuqezi, ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht për të mbajtur të ndezur kualifikueset e botërorit “Katar2022”.
Edy Reja dhe të besuarit e tij ishin përpara një prove shumë të madhe që mund të ketë ndikim për të tashmen dhe të ardhmen e projektit kuqezi.
Më në fund në stadium këtë të dielë u rikthyen tifozët për të shijuar dhe mbështetur live përfaqësuesen që aq shumë duan.