Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme me një reagim në rrjetin e tij social tëitter ku ka publikuar një foto së bashku me gazetaren e BBC-së. Kreu I qeverisë është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, takim nga i cili ka publikuar dhe një foto. Rama shkruan në “Tëitter” se është nder të punosh me të dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra. Ai më tej gjithashtu shton duke premtuar se pas strehimit të tyre, qytetarëve afganë do t’iu ofrohet një jetë tjetër më e mire nga ajo çfarë ata kishin përjetuar në “ferrin” që I dhuruan talebanët.
“Një nder të punosh krah për krah me gazetaren e BBC Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpinë e tyre në Shqipëri. Pas strehimit të tyre ne duhet t’u ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë atë krejtësisht. Për ata për ne për fëmijët tanë”, shkruan Rama.
Kujtojmë që Shqipëria ishte një ndër vendet e para të cilat ofruan ndihmën për strehimin dhe mikpritjen e refugjatëve afganë për t;I shpëtuar nga rreziku që i kanosej nga talebanët.