Uragani Ida ka shkaktuar dëme të konsiderueshëme në SHBA. Njerëzit në shtetin amerikan të Luizianës po përballen me sfidën për të gjetur gjeneratorë ose karburant për t’u furnizuar me energji elektrike, pasi një nga kompanitë e energjisë elektrike ka paralajmëruar se mund të duhen javë të tëra për t’u rikuperuar dhe për të rikthyer plotësisht energjinë elektrike në zonat që janë goditur rëndë nga uragani.
Erërat ekstreme nga Ida, të cilat arritën në Luiziana si një uragan i kategorisë katër fundjavën e kaluar, rrëzuan shkaktuan probleme me energjinë elektrike në më shumë se një milion shtëpi dhe biznese në të gjithë shtetin para se të sillnin shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në New York, New Jersey dhe zonat përreth tyre.Shumë pika karburanti në Luiziana mbeten pa energji, duke i nxjerrë ato jashtë kontrollit dhe duke iu vështirësuar më shumë punën banorëve të zonës, pasi nuk kishin ku të mbushnin gjeneratorët me karburant për t’u furnizuar me energji elektrike.
“Më duhej të prisja rreth 40 minuta (sot),” tha Aaron Loëe, një punëtor ndërtimi 49-vjeçar, për agjencinë e lajmeve Reuters në Neë Orleans. “Po prisja dy deri në katër orë dy ditët e fundit në,” tha Loëe.Rivendosja e plotë e energjisë elektrike në disa nga zonat më të goditura të shtetit mund të zgjasë deri në fund të muajit, tha kreu i Entergy Louisiana të Shtunën. Ida dëmtoi ose shkatërroi më shumë se 22,000 shtylla të energjisë, më shumë se uraganet Katrina, Zeta dhe Delta të kombinuara.
Të paktën 5,200 transformatorë janë dëmtuar dhe gati 26,000 tela korenti të shtrirë midis shtyllave, janë rrëzuar nga stuhia.”Niveli i shkatërrimit e bën mjaft të vështirë ose pothuajse të pamundur të hysh dhe të vlerësosh plotësisht disa vende,” tha Presidenti dhe CEO i Entergy Phillip May i pesë famullive të Luizianës në juglindje të cilat kanë më shumë probleme dhe do të përballen me vonesa më të gjata të energjisë elektrike. Kompania po vlerëson restaurimin e plotë të energjisë deri më 29 shtator ose edhe më gjatë për disa banorë. Që nga mëngjesi i së shtunës, energjia elektrike u rikthye në më shumë se 327,000 klientë, tha Entergy.
“Restaurimi vazhdon aty ku është e sigurt për ta bërë këtë dhe ku mund të merret energji,” është shprehur njënga përfaqësuesit e kompanisë në një deklaratë për mediat. “Vlerësimet e dëmeve janë pothuajse të plota, me vetëm rajonin Bayou të Luizianës që mbetet për t’u vlerësuar.”
Rreth një e katërta e banorëve të New Orleans iu është rikthyer tashmë energjia elektrike, përfshirë të gjitha spitalet e qytetit, dhe 27 nënstacionet e janë tashmë gati për t’u shërbyer klientëve, tha Deanna Rodriguez, presidente dhe CEO e Entergy New Orleans. Kryebashkiaku i New Orleans LaToya Cantrell tha se qyteti do të ofrojë transport duke filluar nga e Shtuna për çdo banor që kërkon të largohet nga qyteti dhe të shkojë në një strehë publike.
Guvernatori John Bel Edwards njoftoi se do të udhëtonte në famullitë St Tammany, St Helena dhe Livingston të Shtunën për të vlerësuar dëmet që janë bërë nga stuhia. Kujtojmë se Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Luizianën një ditë më parë dhe premtoi se do të ndihmonte familjet e goditura rëndë. “Super stuhitë do të vijnë dhe do të vijnë më egërsisht,” tha Biden, i cili e lidhi fuqinë e uraganit me ndryshimin e klimës. “Kjo nuk ka të bëjë me të qenit demokrat apo republikan. Ne jemi amerikanë dhe do ta kalojmë së bashku këtë ”.
Ndërsa numri i të vdekurve nga uragani Ida është rritur të shtunën. Ndërkohë që përmbytjet e mëdha në shtetet verilindore të SHBA-së, ka lënë më shumë se 44 të vdekur. Po ashtu probleme të konsiderueshme pati edhe transporti publik në New York City i cili nuk punoi për disa ditë.