Skip to content
Kronikë

U rrëzua nga anija turistike, ndërron jetë e reja në Vlorë, në pranga 47-vjeçari

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 25-vjeçare ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua nga një aksidentalisht në det nga një anije e ankoruar pranë portit.

E reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa në pranga për ngjarjen e rëndë ka rënë një person. Policia ka arrestuar Aleksandër Golemaj, 47 vjeç banues në Vlorë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Sipas policisë, Golemaj ishte i punësuar në mjet dhe nuk duhet ta kishte lejuar 25-vjeçaren të hipte në anije, duke qenë se nuk ishte e ankoruar dhe nuk ishte funksionale në atë orar.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.