Situata e zjarreve në vend ka alarmuar jo vetëm banorët e zonave por edhe autoritetet të cilët janë munduar të jenë gjithmonë në gaditshmëri për të bërë të mundur neutralizimin sa më të shpejtë të flakëve në vend. Të mos harrojmë edhe ndihmën që dhanë forcat e shtetit të Kosovës, të cilët u gjendën pranë vendit tonë në luftën e vështiorë me zjarret. Pas shumë ditësh luftë dhe sakrifica më në fund pjesa më e madhe është neutralizuar duke e vendosur kështu situatën nën kontroll.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke u ndalur sërish në situatën alarmante të zjarreve në vend, që ishin evidente përgjatë muajve të verës, tha se duhet bërë një ristrukturim dhe një modernizim i Mbrojtjes Civile, në mënyrë që episode të tilla në të ardhmen të jenë më të pakta.
Peleshi theksoi se ndërhyrja e FA ishte e menjëhershme dhe falë tyre, 70 % e 3 mijë hektarëve tokë të djegur janë shkurre.
Ministri tha se duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, vetëm kështu do të kemi një normalizim të situatës dhe më pak episode të ngjashme si ato të verës me zjarret në të ardhmen.
“4.960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse. 1.914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1`.400 forca vullnetare, 4.89 forca të policisë së shtetit, 606 forcat e shërbimit pyjor dhe e gjithë administrata e mbrojtjes civile. Kjo ishte fuqia njerëzore dhe motorike e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra të zjarrit në të gjithë vendit në harkun e dy muajve. Ndërkohë për ndihmën nga ajri, iu bashkuan forcës sonë tre mjete helikopter nga Holanda, 2 mjete nga Çekia. E vyer ishte mbështetja e ofruar nga SHBA, me ekspertë që asistuan dhe e bënë më efektive operacionin. Në luftë për të mbrojtur së pari jetën dhe natyrën tonë, dy qytetarë, Andrea dhe Tatiana Haxhia humbën jetën, e 4 të tjerë u lënduan. Dëmet do të ishin edhe më të mëdha nëse nuk do të bëhej detyra e duhur dhe heroike e forcave tona.
Sa herë që ka operacione të mëdha vlerësimet nuk mund të jenë objektive, por do i lutesha të gjithëve që vlerësimet i përkasin gjithsecilit, ato kanë brenda simbolikën dhe mirënjohjen për të gjithë ata që punuan me dashuri të madhe për vendin. Kam takuar modele të shkëlqyera të punonjësve të shtetit, si perfekti i Vlorës, që më ka prekur kur e kam parë me net të tëra pa gjumë. Kur e kam parë duke marrë mjetet e të punojë si ushtarët, për t’i nxitur dhe ndihmuar në ato ditë. Janë mbi 3 mijë hektarë të prekura. Mbi 70% të tyre ishin shkurre, kjo do të thotë që kemi shmangur më të keqen. Sot s’është një ditë falenderimesh, por edhe konkluzionet. Kjo përballje na ka treguar sa i domosdoshëm është modernizimi i Mbrojtjes Civile, ne po punojmë në këtë drejtim. Mbrojta Civile nuk është funksion i një strukture të vetme, ajo fillon nga komuniteti, e më pas në çdo institucion të përfshirë. Ne kemi një rol të pashmangshëm si Ministri e Mbrojtjes, për të bërë harmonizimin dhe për të vendosur në kontroll të gjitha kapacitetet. Para pak ditësh kemi realizuar për herë të parë një kontratë model të mirëmbajtjes së helikopterëve, do të ecim në këtë rrugë.
Jemi një vend aleat të NATO-s. Kryeministri na ka inkurajuar për të qenë sa më profesionistë në kontratat tona për të cilat kujtohemi a herë që përballemi. Është rasti të mbajmë shënime dhe të rikthejmë në punë të përditshme rrezikun ndaj emergjencave. Jam i bindur që nuk do të bëjmë vetëm paradë vlerësimesh, por edhe meditim për të kuptuar se sa mbrapa jemi drejt harmonizimit dhe bashkimit të të gjitha forcave. Na duhet të reflektojmë dhe kemi shumë punë për të korrigjuar” tha Peleshi.