Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se BE duhet mbrojtur e përkrahur e për këtë qëllim duhen kryer reformat në vendet që duan të anëtarësohen e në të njëjtën kohë të vazhdohet me zgjerimin e unionit.
Kurti tha gjatë Forumit Strategjik Bled, që po mbahet në Slloveni dhe po diskutohet për të ardhmen e bllokut dhe Ballkanit, se beson se duhet të ketë reforma edhe në sistemin vendimmarrës të BE,
“Parashikojmë 6.9% të ekonomisë për këtë vit. Ne asnjëherë nuk diskutojmë për BE apo NATO, duam të bëhemi shpejt anëtarë. BE duhet mbrojtur e përkrahur, për këtë qëllim të kryejmë reformat në vendet tona, në të njëjtën kohë të ecim dhe me zgjerimin e BE. Zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme në vendet tona shkojnë krah për krah. Besoj se duhet të ketë dhe reforma në sistemin vendimmarrës të BE. Hapa të guximshëm do e bëjnë më të mundur që këto gjëra të bëhen”, dekalroi Kurti.
Ai ka folur edhe në lidhje me refugjatët afganë, duke thënë se Kosova ka pritur rreth dy mijë, edhe pse është vend i varfër që kur bëhet fjalë për çështje humanitare, nuk pyet pse. Kurti tha se përfshirja e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor në BE do të sjellë përfitime, duke qenë se kufiri i BE do të zgjerohet me mijëra kilometra.
“Kemi pritur 2 mijë afganë në Kosovë, jemi vend i varfër por kur bëhet fjalë për çështje humanitare nuk pyesim pse, po të themi si. Partneriteti me SHBA është i rëndësishëm. Besoj se përfshirja e 6-shes të Ballkanit Perëndimor të BE do të ketë 2 përfitime, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet me mijëra kilometra, ne nuk jemi fqinjë me BE, ne rrethohemi nga BE. Kufiri i jashtëm nga siguria do të bëhet më i vogël, do të jetë më mirë.
Një në tre qytetarë të 6 vendeve të rajonit nuk banon në këto vende. Banojnë në BE vende kryesisht perëndimore. Përfshirja në BE, kombet e diaspora jonë do të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Në Kosovë, mbi 20% e PBB bëhet nga dërgesat e diasporës”, ka thënë Kurti.