Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në rrugët kryesore të qytetit, por jo vetëm. Gjatë kontrolleve të fundit, policia ka konstatuar me shkelje dhe ka nisur procedimin penal për drejtues autobusësh.
Ndërkohë, duke vlerësuar rrezikshmërinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, rrugorët e kryeqytetit prej kohësh kanë vijuar kontrolle të dedikuara ndaj kësaj kategorie mjetesh, kontrolle të cilat janë orientuar në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.
Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:
- 12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.
- 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.
- 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.
- 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.
- 22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.
- 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.
- 14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.
Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.