Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për BCC World News me gazetarin Ben Boulos, ku foli për ardhjen e qytetarëve të Afganistanit në Shqipëri. Kryeministri ka theksuar ndër të tjera se asnjë shtet i pasur, perëndimor nuk ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në akomodimin dhe mbajtjen e qytetarëve afganë. Rama tha se po mbështetemi vetëm tek solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve. Ai ka theksuar se është një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që po ndihmojnë. Rama ka thënë se me këtë që po bën vendi ynë është pasuruar më shumë moralisht, në shpirt dhe se mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.
“Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama.
Ndër të tjera kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar edhe momentin e pritjes së afganëve dhe ka thënë se dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri.
“Dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Ne nuk jemi atje për të marrë falenderime, por për ta ndjerë veten në shtëpi. Është një moment shumë përmbushës dhe mendoj se shqiptarët po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm”- tha ai në fund.