Ditën e sotme është zhvilluar edhe seanca e radhës sa i përket vendosjes së kujdestarisë së fëmijëve të Gentjana Caushajt, e vrarë nga bashkëshorti në fillimit të këtij viti në Ballsh.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se të pranishëm kanë qenë gjyshërit e fëmijëve dhe avokati i Gazmend Mustës. Gjatë kësaj seance është dëgjuar fjala e vajzës së mitur në prani të psikologes dhe kujdestares së fshatit SOS, nga ku edhe do të vendoset se cili do të zgjidhet për të marrë kujdestarinë e dy të miturve.
Në luftë për të janë gjyshërit, prindërit e autorit të vrasjes dhe daja i tyre Gjyshmi Caushaj.
Gjatë seancës mësohet se vajza nuk ka pranuar të shkojë te gjyshërit ( prindërit e babait) duke u shprehur se ata janë prindërit e babait që vrau nenën dhe tezen. Në seancën e sotme qe është zhvilluar gjithashtu me dyer të mbyllura vajza është shprehur se do të shkojë të jetojë me dajën dhe se kërkon të mbajë edhe mbiemrin e familjes së nënës së vrarë. Marrja në pyetje e vajzës së mitur është kryer në prani të kujdestarisë së fshatit SOS dhe psikologes.
Si ka nisur çështja?
Rreth dy muaj pas ngjarjes ka qenë Gjyshmi Caushaj që hapi padi kundër vrasësit të dy motrave të tij, për t’i marr kujdestarin e fëmijëve që tashmë janë strehuar në fshatin SOS. Gjyshmi Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj e cila u vra nga burri ne Ballsh.
Por pas kërkesës së dajës së fëmijëve kanë qenë prindërit e autorit të kësaj vrasje që paraqiten në gjykatën Fier të njëjtën kërkesë për kujdestarin e dy fëmijëve të djalit të tyre, Gazment Mustës. Mësohet se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve.