Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me parlamentin e ri i cili do të mblidhet më 9 shtator.
Sipas Vasilit pa u zgjidhur problemi i 25 prillit dhe masakra zgjedhore, parlamenti sipas tij do të jetë vetëm një farsë. Ai ka renditur disa prej rrugëve ilegale që qeveria përdori për të marrë pushtetin më 25 prill dhe shkruan se përgjegjësia e rilindjes është e pashmangshme.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Parlamenti fillon vetem e vetem nga 25 prilli, qe eshte kryekrimi i Rilindjes!
Parlamenti fillon vetem e vetem me 25 prillin.
Pa zgjidhur e perballur 25 prillin dhe masakren zgjedhore çdo gje tjeter ne parlament do te jete vetem farse dhe riciklim i kompromiseve, qe vijne ere te qelbur dhe qe komisionohen nga oligarket.
Tashme shkaterrimi i zgjedhjeve te 25 prillit eshte fakt i provuar katerciperisht.
Ky shkaterrim ka prodhuar nje pushtet kuisling ilegjitim, kunder vullnetit te popullit duke grabitur e rrembyer voten ne menyre mafioze
25 prilli eshte kryekrimi i rilindjes dhe asnje inskenim me regji per te devijuar vemendjen nuk e shpeton dot ate!
25 prilli eshte krimi me i rende i konsumuar nga rilindja ne keto 30 vjet.
25 prilli eshte kryeçeshtja, qe kerkon pergjigje me hir ose me pahir.
Inskenimet, pseudoproblemet dhe ngjarjet fiktive gjithfaresh, qe me regji rilindja dhe jo vetem ajo hedhin ne treg, kane vetem nje qellim, shmangien e vemendjes dhe perballjes balle per balle me kete kryekrim.
Raporti i OSBE-ODIHR vulosi krimin e 25 prillit ne te gjitha elementet e tij dhe pergjegjesia e rilindjes eshte shume e rende dhe pa asnje rrugedalje.
Askush nuk mund dhe nuk ka te drejte te heshte dhe perballja eshte e pavitueshme.
Askush nuk mund te struket pas deklaratave ikanake dhe sperdredhjeve frazeologjike boshe.
Me krimin zgjedhor ka vetem dy pozicione: ose perballje ballore per te shpetuar vendin nga gremina, ose rreshtim ne krah te krimit zgjedhor se bashku me krimin e organizuar dhe mafien si mbeshtetesit dhe perfituesit e vetem te krimit zgjedhor te 25 prillit.
Perbuzje per cdo inskenim propagandistik rilindas dhe jo vetëm, qe perpiqen me deshperim te largojne vemendjen nga 25 prilli.
25 prilli eshte vija e ndarjes mes demokracise e shtetit ligjor dhe autokracise e shtetit te krimit.
Pushteti rilindas i 25 prillit eshte nje pushtet kuisling armik i shqiptareve dhe interesave te Shqiperise ndaj do te trajtohet si i tille.
Ne 25 prill pushteti kuisling:
1.Beri shitblerjen me kriminale te votave te pare ndonjehere.
- Perdori pushtetin duke shperdoruruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tadhme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.
3.Shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve
4.Zaptoi kriminalisht Median qeveria per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.
5.Punesoi ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.
6.Shperdoroi ne menyre mafioze fondet e rindërtimit për të orientuar votën.
7.Legalizoi në këmbim të votës.
8.Përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
9.Shkaterroi marreveshjen konsensuale te 5 qershorit me ndryshimet kushtetuese të njëanshme me nje parlament ilegjitim dhe te kapur.
Populli e di te verteten dhe do ta çoje ate ne vend dhe ne jemi ne krah te tij!
Askush nuk ka të drejtë të heshtë, përballja është e pashmangshme…!!