Përleshja e djeshme pranë shkollës “Petro Nini” ku policët dhe përmbaruesit janë konfrontuar me banorët e shtëpisë që duhet të prishnin, ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama.
Në rubrikën e përjavshme “Përgjigjja ime”, Rama i është përgjigjur një qytetareje të quajtur Ema e cila kërkonte të dinte reagimin e kryeministrit për familjet që po përzihen nga ato banesa.
Rama tha se qeveria nuk mund të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatës, por se po bën reformimin e sistemit të drejtësisë.
Sipas Ramës, ditën e djeshme ka pasur shumë skena të panevojshme dhe sjellja e policisë nuk ka qenë më dinjitozja dhe as më efikasja, mirëpo mbi të gjitha policët janë sjellë si trup pa kokë.
“E dashur Ema nuk e di çfarë di lidhur me ngjarjen e djeshme në pragun e banesës përveç videove dhe fotove të ofruara nga kanalet e portalet në kërkim të audiencës duke provokuar irritimin e njerëzve pa dhënë informacione.
Jam informuar me detaje për atë histori.
Jam kontaktuar nga banorët e asaj shtëpie kohë më parë. Pala tjetër e ka fituar me gjyq, ndërsa të zotët e kanë humbur të drejtën për të qëndruar në atë banesë. A është i drejtë vendimi i gjykatave? Ajo çka qeveria mund të bëjë dhe kjo qeveri është e para që po e bën është ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të denjë për fëmijët tanë. Ky çlirim kërkon mund, durim, kohë. Por ajo që kjo qeveri s’mund të bëjë është të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatë.
Vendimet e gjykatës me ligj ekzekutohen nga përmbarimi dhe kur kërkon ndihmën e policisë së Shtetit, policia është e detyruar ta ndihmojë. Policia dje zbatoi ligjin dhe pikë. Por nga ana tjetër siç u pa qartë edhe pse prania e policisë ishte kërkesë e ligjit, nuk ishte as dinjitoze dhe as efikase. U krijuan skena të panevojshme, me njerëz që shtriheshin në rrugë dhe policë që s’dinin ç’të bënin si trup pa kokë. një mësim i mirë për policinë e shtetit, reagimi dinjitoz i ministrit të brendshëm”, deklaroi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2229135950479230/