Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit Sherif Merdani. Në një mesazh ngushëllimi në Tëitter, Basha shkruan se Merdani ishte një artist i spikatur i brezit të tij dhe se zëri e arti i tij kumboi fort në errësirën e komunizmit. Basha i shpreh ngushëllimet familjes, komunitetit të artistëve dhe të afërmve për humbjen e tyre.
“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.
Sherif Merdani u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 81-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ai vuajti 16 vite dënim në burg gjatë diktaturës pas Festivalit të 11-të të Këngës.
Më herët për ndarjen e tij nga jeta reagoi edhe kryeministri Edi rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruante “Lamtumirë Sherif Merdani!”