Sot KQZ ka zgjedhur Alban Zenelin nga lista e Partisë Demokratike për të zëvendësuar Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit.
KQZ diskutoi mbi rastin e Alban Zenelit pasi renditej tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai fillimisht ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin.
Por ndërkohë pak ditë më parë Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Janë 16 deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI që kanë lënë mandatet.
Afati që kandidatët pasues kanë pasur për të paraqitur formularin e dekriminalizimit në KQZ ka qenë 10 ditor, por nuk është respektuar nga kandidatët, gjë që e bën KQZ-në të shpallë mos-zgjedhshmërinë e këtyre kandidatëve dhe të vijojë me të tjerë në listë.
Të skualifikuar nga gara janë: Taulant Zeneli, Sindi Daiu, Erisa Xhixho, Nada Krypa, Elizabeta Kurti, Denisa Vata, Dritan Hylli, Mirela Dragoni Tabaku, Matilda Qurku, Gerti Bogdani, Barbara Doda, Ina Haxhija, Sokol Dervishaj, Arben Ristani, Klevis Balliu, Flamur Noka.