Një dramë e vërtetë ka qenë sfida mes Liverpool dhe Chelsea në “Anfield Road”. Mjaftoi episodi i fundit të pjesës së parë që ndeshja të merrte një drejtim krejt tjetër.
Një rrëmujë në zonë detyron kryesorin Anthony Taylor për të parë nga VAR se Reece James në vijë fatale kishte kapur topin me dorë. Sapo hyn në fushë, arbitri sinjalizon penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin anglez ndërkohë që Chelsea kishte kaluar më parë në avantazh me Havertz.
Salah tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon shifrat. Në pjesën e dytë Chelsea futet me 10 lojtarë dhe i zhytur në mbrojtje teksa gjithë loja foli për Liverpool.
Djemve të Klopp nuk u mjaftoi epërsia në fushë dhe sfida përfundoi në barazim me ‘murin’ e Tuchel që rezultoi i pathyeshëm.
Me këtë barazim Chelsea e Liverpool ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 7 pikë.
NDESHJET E MËPARSHME NË PREMIER LEAGUE
West Ham United është ndalur në javën e tretë të kampionatit dhe kjo i ka ndodhur në shtëpi, kudër Crystal Palace. Fornals dhe rekordmeni Antonio shënuan për “Çekiçët”, në një ndeshje që përfundoi 2-2.
Me të njëjtin rezultat barazoi edhe Newcastle me Southampton, kurse Aston Villa ngeci në barazim 1-1 ndaj Brentford. Pikët e plota i morën Everton dhe Leicester. Të parët mposhtën Brighton 2-0, kurse “Dhelprat” ia dolën me Norwich 2-1 në transfertë