Skip to content
Të Gjitha

Protestuan kundër Ramës në Fier/ Ja vendimi për 4 të arrestuarit

· 1 min lexim

Katër të arrestuarit për protestën e së shtunës në Fier janë liruar nga gjykata.

Në protestë u shënuan përplasje mes policisë e banorëve që kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjykata e Fierit vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Behar Xhelon, Besnik Jaupajn, Gëzim Ballën si edhe Hysen Hoxhën, të cilët u arrestuan nga policia me akuzën ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Lidhur me protestën u proceduan penalisht në gjendje të lirë 41 protestues.

Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa sigurie. Gjykata e Fierit u rrethua me kordon policie, ndërsa kreu i PD në këtë qytet Luan Baçi akuzoi ata se nuk po e lejonin të futej në sallë.