Skip to content
Të Gjitha

Akuzat për shitblerje votash/ OSBE: “Besimi i publikut në rrezik”

· 1 min lexim

Gjatë aktivitetit për nënshkrimin e marrëveshjes mes prezencës së OSBE, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshmë, kreu i prezencës së OSBE, Bernd Borchardt, tha se palët politike duhet të bëjnë përpjekje dhe t’i japin fund fenomenit të shit-blerjes së votave pasi “minon besimin e qytetarëve te zgjedhjet”.

Sa i përket situatës politike, Borchardt tha se parlamenti është legjitim.

“Reforma zgjedhore kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në parlament janë në favor të reformës, por votimi i tyre është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. OSBE rekomandon dialog për reformën zgjedhore.

Në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, ambasadori u shpreh: “Në dijeninë time nuk është marrë ende vendim nëse opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, por sigurisht inkurajojmë hyrjen në zgjedhje.

Për opozitën e re, Borchardt tha se anëtarët e Parlamentit në çdo vend të botës janë të lirë dhe kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të jenë pjesë e parlamentit apo jo.