Prej më shumë se një jave Shqipëria po pret ardhjen e afganëve të parë, por deri më sot asnjë prej tyre nuk kanë shkelur në tokën tonë. Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigjet për DW, ka deklaruar se nuk mund të ofrojë informacione për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm.
Kjo vjen për shkak të natyrës së komplikuar të zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e afganëve që do të zbarkojnë në Shqipëri.
“Lidhur me ardhjen e refugjatëve afganë në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj Deutsche Welles, se “për shkak të natyrës së komplikuar të këtyre zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e personave që vijnë, nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e DASH.
Shqipëria është gati të strehojë deri në 3 mijë afganë sipas kryeministrit Rama, teksa ishte një nga vendet e para që ‘hapi dyert’. Afganët do të vijnë të koordinuar nga SHBA, por deri më tani janë vetëm disa shtete të mëdha që kanë mundur të kryejnë evakuime nga Kabuli, teksa situata në aeroport vijon të jetë kritike me dhunë, të shtëna e viktima.