Seanca gjyqësore për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, e cila u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj deri në vdekje, është ndërprerë. Mësohet se autori i vrasjes, Dardan Krivaqës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është nxjerr nga Gjykata. Burime bëjnë me dije se ai po merr ndihmën e parë shëndetësore, por mësohet se nuk është dërguar ende në emergjencë.
Kujtojmë se Krivaqa se bashku me mikun e tij Arbër Sejdiu ditën e dielë lanë të vdekur në dyert e spitalit të Ferizajt, 18-vjeçaren Marigona Osmani. Dardan Krivaqa dhe Marigona Osmani ishin në një lidhje dhe dyshphet se vrasja ndodhi për xhelozi. Pasi braktisi vajzën në dert e spitalit, Krivaqa u arratis dhe më pas u arrestua në një fshat të Ferizajt. Kujtojmë se shoku i tij Arbër Sejdiu u arrestua disa orë pasi ndodhi ngjarja ndërsa avokati i cili u ckatua për të refuzoi ta përfaqësonte në gjykatë. Sipas mediave kosovare avokati Hysiqi është shprehur se nuk do ta mbrojë të arrestuarin Arbër Sejdiu.
“Nuk po kam mundësi me u marr me këtë rast. Edhe me konferenca për shtyp e sene. Edhe nuk jam i interesuar me e mbrojtë”, mësohet të jetë shprehur avokati për Gazetën Sinjali.
Më tej avokati mësohet të ketë thënë se ka lajmëruar edhe prokurorinë dhe tashmë janë në dijeni se ai nuk do ta përfaqësoj Arbër Sejdiun. Gjithashtu Hysiqi është shprehur se ky rast është tepër delikat dhe se i arrestuari duhet të gjejë një avokat tjetër për ta mbrojtur.