Ditën e sotme është dërguar për në banesën e fundit 18-vjeçarja që u dhunua deri në vdekje nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa. I cili u arrestua ditën e sotme nga Policia e Kosovës.
Në varrimin e Marigona Osmanit, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka deklaruar se ditën e sotme të gjithë kanë pikëllim dhe zemërim për ngjarjen që ka ndodhur.
Kurti është shprehur se jeta e një vajze në lule të rinisë dhe vetëm 18-vjeç u shua në mënyrë mizore. Ai shprehu ngëshillimet për familjen e të ndjerës dhe tha që ajo të prehet në paqe duhet të bëhet drejtësi. Po ashtu Kurti është shprehur se numri i grave dhe vajzave që kanë raportuar për dhunë në familje në Kosovë është rritur.
“Jeta e një vajze të re është këputur nga një vrasje mizore. I dyshuari për vrasjen është arrestuar dhe duhet të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar.
Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precedentë penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, ka thënë ai.
Sjellim në vëmendje se 18-vjeçarja u braktisë dy ditë më parë në dyert e spitalit të Ferizajt, pa shenja jete nga dy persona, të cilët u larguan me një makinë me targa zvicerane.
Policia arriti të identifikojë dhe të vendosin në pranga dy personat e dyshuar për vrasjen e saj, bashkëjetuesin e saj Dardan Krivaqën dhe shokun e tij Arbër Sejdiun