Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka mbetur i habitur nga paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së e cila e cilësuar Lazaratin si një zonë krimi, dhune dhe kultivimit të marijuanës.
Shehu shpreson që ky të jetë lapsus absurd apo hakerim provokativ.
Përpos kësaj për t’a bërë edhe më bindëse se ajo çfarë ka cituar ambasada amerikane nuk është e vërtetë, ai fton që të shkojnë bashkë në Lazarat për të vizituar fshatin, për të takuar banorët si dhe për të pirë kafe.
Sipas Shehut, komuniteti lazaratas është bartës i vlerave ideale demokratike, europiane dhe miqësisë së thellë me SHBA.
STATUSI NGA TRITAN SHEHU
Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe web Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.
Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.
Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, deshiroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.
E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.
Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.
Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.