Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka replikuar me të gjithë ata që e kritikuan për ardhjen e Bregoviç në Korçë.
Rama ka sqaruara se nuk e ka barazuar Dua Lipën me Goran Bregoviçin, por ka thënë se janë njësoj ata që shajnë e mallkojnë në serbisht apo në shqip artistët dhe sportistët.
Kryeministri e ka quajtur histeri fashiste të gjiothë këtë fenomen i cili sipas tij që nuk sjellë asnjë të mirë por vetëm turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë shëmbëlltyrë e urrejtjes. Kujtojmë se ardhja e Bregoviç në Korçë për “Festën e Birrës”, ngjalli mjaft reagime dhe polemika.
Statusi nga Edi Rama
NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE
Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!