Autoritetet e Policisë vazhdojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Falë kontrolleve të kryera nga forcat e policisë u bë i mundur evidentimi i dy shtetasve të cilët po tentonin të kultivonin bimë kanabis.
Njëri prej tyre ra në pranga ndërsa një tjetër vazhdon dhe mbetet ende në kërkim.
Bëhet fjalë për dy raste në fshatrat Mifol dh Rexhepaj në Selenicë. Nga kontrollet e bëra nga uniformat blu në banesën e Timo Nushit, 31 vjeç në Mifol, janë gjetur disa rrënjë kanabisi.Ndërkohë në shtëpinë e shtetasit me iniciale F.A., 56 vjeç në fshatin Rexhepaj, i shpallur në kërkim u gjet një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë kanabisi.
Njoftimi i plotë:
Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mifol, Vlorë dhe në fshatin Rexhepaj, Selenicë.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Timo Nushi, 31 vjeç, banues në fshatin Mifol, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi në afërsi të banesës së tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.