Shqipëria vijon përgatitjet për strehimin e mijëra afganëve, të cilët kanë punuar për qeverinë amerikane, dhe që ju rrezikohet jeta me marrjen e pushtetit nga talebanët.
Vendi ynë tashmë është gati për strehimin dhe mbrojtjen e refugjatëve afganë, por ende nuk kanë arritur. Pas njoftimit të djeshëm se do të arrinin në Tiranë, është gjithçka gati dhe mjafton vetëm arritja e refugjatëve afganë dhe të strehohen në ambientet e siguruara nga shteti.
Por krahas dy qyteteve që ishin përzgjedhur për strehimin e tyre si Tirana dhe Durrësi, tashmë pjesës së planit të strehimit i shtohet dhe qyteti i Beratit i cili ka filluar përgatitjet për të strehuar dhe mbrojtur refugjatët afganë.
Më herët, qeveria shqiptare njoftoi se do t’i strehojë afganët në disa struktura hotelerie në Durrës dhe në disa godina të Qytet Studenti në Tiranë, të cilat u liruan dhe u pastruan.
Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t’u strehuar përkohësisht në 2 vendet e përcaktuara nga autoritet.
Bashkia e Beratit ka nisur punën, ku bëhet e ditur se janë përgatitur ambientet për të pritur të paktën 200-300 afganë
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur do të niset avioni nga Kabuli, për shkak të situatës kaotike të krijuar në aeroport nga talebanët, që po bllokojnë evakuimet, Shqipëria po bën gati vendet, ku do t’i strehojë këta shtetas.