Një sherr midis disa personave ka ndodhur në afërsi të markatës në qytetin e Elbasanit. Policia e Elbasanit ka dhënë detaje mbi konfliktin dhe ka sqaruar se nuk ka pasur efektiv policie të dhunuar.
Me anë të një njoftimi zyrtar sqarohet se uniformat blu kanë ndërhyrë në një sherr mes disa të rinjve në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, por këta të fundit nuk i janë bindur punonjësve të policisë dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariat. Mësohet se në Komisariatin e Policisë së Elbasanit janë shoqëruar tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjithashtu policia ka sqaruar se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar, nga konflikti i të rinjve.
Njoftimi i Policisë
Elbasan/ Informacion paraprak
Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rrinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje. Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.